Moti të enjten në Shqipëri do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonat malore të veriut dhe verilindjes mbi 1000 metra lartësi, si dhe në juglindje mbi 1100–1300 metra, parashikohen reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Kukës, Durrës , Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale gjatë orëve të para të ditës do të jenë rreth 11°C, ndërsa maksimalet e pasdites do të arrijnë deri në 16°C.
/Motilokal.com


