Ja si parashikohet moti këtë të enjte në Kosovë

Ja si parashikohet moti këtë të enjte në Kosovë

Të enjten, moti në Kosovë do të shoqërohet me reshje të dendura e të vazhdueshme shiu. Në zonat malore pritet borë e madhe, e cila do të formojë shtresë të konsiderueshme. Në ultësira, për shkak të reshjeve intensive, ekziston rreziku i përmbytjeve të shpejta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 25 deri në 54 km/h.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 6°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com