Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, edhe pse mirëmbajtja dimërore nis zyrtarisht më 15 nëntor.
Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që nga orët e para të ditës në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.
ARRSH thekson se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
/Motilokal.com
