Moti i keq ndalon lundrimet në Detin Adriatik

Moti i keq ndalon lundrimet në Detin Adriatik

Autoriteti Portual Durrës njofton se, për shkak të motit të keq në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për sot në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.

Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas orarit, pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje ditën e nesërme.

Autoriteti Portual do të vazhdojë të informojë për çdo ndryshim në oraret e lundrimeve.

/Motilokal.com