Lëkundje të forta tërmeti regjistrohen në Turqi

Lëkundje të forta tërmeti regjistrohen në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur këtë të enjte Turqinë Perëndimore, duke u regjistruar rreth orës 14:55 me orën lokale.

Epiqendra u lokalizua 42 kilometra në juglindje të Tekirdağ dhe 21 kilometra në jug të Marmara Ereğlisi, në një thellësi prej 14 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë ndjeshëm nga qytetarët e Marmara Ereğlisi, një qytet me rreth 120 mijë banorë, të cilët dolën me shpejtësi jashtë banesave të tyre të alarmuar.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale të mëdha apo persona të lënduar.

Zona ku ndodhi tërmeti njihet për aktivitet të lartë sizmik, pasi ndodhet në afërsi të përplasjeve të pllakave tektonike në Detin Marmara, ku shpesh regjistrohen lëkundje të fuqishme.

/Motilokal.com