Moti të premten në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe ftohtë e reshje të herëpashershme shiu dhe bore në disa nga vendet më të larta. Do të fryjë erëra mesatare deri të forta veriore.
Të shtunën, parashikohet mot pjesërisht me vranësira e erë mesatare deri të fortë, kryesisht nga veriu.
E diela do të sjellë mot me diell e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare në drejtim të veriperëndimit.

/Motilokal.com
