Termokos përfundon përgatitjet, QKUK-ja gati të furnizohet me ngrohje

Termokos përfundon përgatitjet, QKUK-ja gati të furnizohet me ngrohje

NP “Termokos” përmes një komunikate njofton opinionin publik se për shkak të përkeqësimit të motit, janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

Aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë.

NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë.

/Motilokal.com