Reshjet e borës gjatë natës së 3 tetorit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa pjesë të Kosovës. Ekipet e emergjencës dhe autoritetet kompetente kanë dalë në terren për pastrimin e rrugëve, por përveç borës, pengesë paraqesin edhe drunjtë e rrëzuar në disa segmente.
Në aksin rrugor Gjilan–Preshevë, qarkullimi është i vështirësuar, pasi drunjtë e rrëzuar po bllokojnë rrugën; autoritetet paralajmërojnë se vetëm veturat e vogla mund të qarkullojnë.
Probleme të ngjashme raportohen edhe në rrugën Pejë–Kullë, ku përveç borës, mjegulla e dendur kufizon qarkullimin vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa në aksin Prishtinë–Mutivodë, rruga mbetet e kalueshme, por me vështirësi të konsiderueshme.
Policia e Kosovës u bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të pajisen me goma dimërore.

/Motilokal.com


