Reshjet e borës që përfshinë vendin gjatë mbrëmjes dhe ditës së sotme kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar konsumatorësh pa energji elektrike.
Rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa Dalje janë jashtë funksionit.
KEDS ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht kushteve të vështira në terren, po punojnë për të riparuar dëmet në rrjet. Qëllimi është që furnizimi me energji elektrike t’u rikthehet konsumatorëve të prekur sa më shpejt dhe në mënyrë optimale.
Kompania falenderon qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë këtij procesi.
/Motilokal.com


