Java në Kosovë pritet të nisë me mot të luhatshëm, periudha me diell do të ndërthuren me vranësira, reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe borë.
E hëna do të karakterizohet nga vranësira dhe riga lokale shiu në orët e para të ditës, por herë pas here do të ketë edhe intervale me diell. Në viset malore parashihen reshje bore.
Të martën parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në viset malore reshje bore.
Dita e mërkura do të nis me reshje shiu, ndërsa pjesa tjetër me vranësira e periudha me diell. Reshje bore parashihet të vazhdojnë në viset malore.

/Motilokal.com
