Një krijues përmbajtjeje amerikan u shokua pasi provoi këmbët robotike në Kinë që të lejojnë të ecësh dhe madje të vraposh lehtësisht.
Kina na ka befasuar gjithmonë me inovacionin, por këtë herë ka shkuar më tej duke krijuar këmbë robotike që i ndihmojnë njerëzit të ecin, të bëjnë shëtitje në natyrë dhe të vrapojnë.
Kohët e fundit, një krijues përmbajtjeje amerikan, Christian Grossi, provoi këmbët robotike në Kinë dhe mbeti i shtangur.
Ai e ndau videon në Instagram dhe u bë shpejt virale, pasi shikuesit u mahnitën se sa pa mundim këmbët e ndihmonin të ecte dhe të vraponte.
Në video, Grossi shihet duke thënë: “Po lëviz për mua”, ndërsa këmbët robotike i ndihmojnë automatikisht lëvizjet e tij.
Një anëtar i stafit ia lidhi këmbët robotike prej 1.8 kilogramëshe rreth gjunjëve të Grossit dhe, sapo ai filloi të ecte, këmbët filluan të lëviznin automatikisht.
Grossi, me një reagim të habitur, mund të shihet duke thënë: “Është sikur ecja është bërë e lehtë”.
Ndërsa ai filloi të vraponte, këmbët robotike u përshtatën me lëvizjet e tij, duke e ndihmuar të vraponte pa mundim. Kur ai i vendosi këmbët në fuqinë maksimale, ato madje vraponin vetë, duke mos kërkuar pothuajse asnjë përpjekje nga ana e tij.
/Motilokal.com
