Moti të mërkurën në Kosovë parashikohet të jetë më i ftohtë. Do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me kthjellime në disa zona. Kohëpaskohe priten reshje të pakta lokale shiu, ndërsa në zonat malore mund të ketë edhe reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë dhe mesatarate nga drejtimi i veriut.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 10°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
