Grenlandë, NASA vëzhgon nga qielli shkrirjen e akullnajave

Grenlandë, NASA vëzhgon nga qielli shkrirjen e akullnajave

Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore i përbërë me pajisje shkencore po iu ndihmon shkencëtarëve NASA-s për të lëshuar sondat qindra metra nën Grenlandë për të bërë matjen e temperaturave në arktik dhe për të parë nga afër shkrirjen e akullit.

Fletat e akullit në Grenlandë po shkrihen gjashtë herë më shpejt sesa në vitet e 80-ta. Grenlanda e cila është e mbuluar me mbi 85 për qind me akuj, këtë muaj, ka humbur 11 miliardë ton akull sipërfaqësor brenda një dite, të mjaftueshme për të mbushur më shumë se katër milion pishina me madhësi olimpike.

Shkencëtarët e NASA-s kanë fluturuar mbi këtë zonë për të mbledhur të dhëna dhe për të kuptuar më mirë një aspekt pak të studiuar, atë se si oqeanet ndërveprojnë me akullnajat dhe kontribuojnë në shkrirjen e tyre.

E njohur si ishulli më i madh në botë, Grenlanda është duke i ndier pasojat në mënyrë direkte të ndryshimeve klimatike të shkaktuara kryesisht nga faktori njeri. 

“Ka shumë pikëpyetje, si temperatura e oqeanit ndikon në shtresën e akullit të Grenlandës sot dhe në të ardhmen. Ndaj të dhënat që po mbledhim janë shumë të vlefshme, sepse po na lejojnë për të parën herë të vendosim një lidhje mes temperaturave të oqeaneve dhe shkrirjes së shtresës së akullit”, ka deklaruar një shkencëtar i NASA-s.

Për shkencëtarët e NASA-s misioni në Grenlandën e largët është një sfidë më vete, të cilët kanë vendosur të mos dorëzohen dhe po shpresojnë që do të bëjnë diçka të mirë për të ardhmen. /Motilokal.com