Këshilla si të bëni blerje të sigurt gjatë COVID-19

Këshilla si të bëni blerje të sigurt gjatë COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) përmes disa këshillave tregon se si të bëni blerje të sigurt gjatë pandemisë COVID-19.

OBSH kërkon se në raste kur bëni pazar mbani të paktën 1 metër distancë nga të tjerët dhe shmangi prekjen e syve, gojës dhe hundës.

Më tej OBSH sugjeron se nëse është e mundur, dezinfektoni dorezat e karrocave të blerjes apo trastave para se të bëni blerjet.

Po ashtu OBSH thekson thirrjen e vazhdueshme të pastrimit të duarve.

“Kur mbërrini në shtëpi, lani duart pasi të sistemoni produktet e blera.”

“Nuk ka ende rast të konfirmuara të transmetimit të COVID-19 nga ushqimet apo paketimet e tyre”, thotë OBSH./Motilokal.com