Pse është e rëndësishme të ajrosni mirë shtëpinë, veçanërisht kur është ftohtë?

Pse është e rëndësishme të ajrosni mirë shtëpinë, veçanërisht kur është ftohtë?

Ideja e një dritareje të hapur në shtëpi gjatë dimrit të ftohtë thjesht tingëllon keq për shumë njerëz.

Por është diçka që, nëse e bën, mund ta ndihmojë ndjeshëm xhepin tënd.

Sipas Shërbimit Francez të Mjedisit dhe Menaxhimit të Energjisë, 5-10 minuta ventilim në mëngjes dhe në mbrëmje janë të mjaftueshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit brenda shtëpisë dhe për të zvogëluar konsumin e energjisë në ngrohje.

Në ditët shumë të ftohta, mungesa e ventilimit çon në akumulimin e lagështirës dhe ndotësve brenda, dhe aktivitete të tilla si gatimi, pastrimi dhe madje edhe frymëmarrja ndotin ajrin që thithim brenda shtëpisë.

Kjo sjell rritje të lagështisë, myk, baktere, merimanga dhe në të njëjtën kohë "rritje" të faturave të ngrohjes.

Si ta ventiloni siç duhet shtëpinë tuaj në dimër

Pesë deri në dhjetë minuta mund të jenë efektive në faktorët e mëposhtëm:

  • Bakteret dhe patogjenët që rriten në mjedise me lagështi.
  • Komponime organike të avullueshme (VOC) nga mobiljet, qilimat, produktet e pastrimit ose qirinjtë.
  • Tymi i cigareve dhe avujt nga radiatorët.

Rëndësia e kohës

Një element i rëndësishëm është koha në të cilën duhet të hapim dritaret.

Sipas Shërbimit Francez, koha ideale për këtë është disa minuta në mëngjes para orës 08:00 dhe vonë në mbrëmje pas orës 20:00, kur ajri është më i pastër dhe më i freskët.

Lagështia ideale në shtëpi varion midis 40% dhe 60%, ndërsa nën 40% ajri është shumë i thatë dhe irriton traktin respirator. Mbi 60% rritet rreziku i mykut dhe problemeve shëndetësore, veçanërisht për gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit.

/Motilokal.com