
Kur mendoni për Arktikun, gjëja e parë që ju bie në mend është ndoshta akulli, pavarësisht sezonit.
Por sipas një studimi akulli në Oqeani në Arktik ka shumë të ngjarë të shkrihet gjatë verës brenda 30 viteve të ardhshme për shkak të ndikimeve të ngrohjes globale.
Sa shpesh kjo ndodh dhe sa zgjat varet nga efektiviteti i përpjekjeve për të frenuar emetimet e dioksidit të karbonit që nxisin ndryshimin e klimës.
Studiuesit analizuan 40 modele globale klimatike për të parë ndryshimet e ardhshme në mbulesën e akullit të detit Arktik. Emetime e larta të dioksidit të karbonit çoi në zhdukjen e shpejtë të akullit të detit. Por edhe sipas parashikimeve të ndryshimeve klimatike, modelet treguan se akulli i Arktikut do të zhdukej herë pas here gjatë verës.
"Nëse zvogëlojmë emetimet globale me shpejtësi dhe ndjeshmëri, dhe kështu e mbajmë ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius në krahasim me nivelet para industriale, akulli i detit Arktik megjithatë ka të ngjarë të zhduket herë pas here në verë edhe para vitit 2050", tha Dirk Notz shkencëtar i klimës në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.
Akulli i detit Arktik natyrisht zvogëlohet gjatë verës, por efektet janë bërë më dramatike në dekadat e fundit për shkak të ngrohjes globale, gjë që bëri që temperaturat mesatare në Arktik të rriten në -15 gradë Celsius midis 1971 dhe 2019, sipas hulumtimeve të mëparshme.
Studimi nga Notz dhe kolegët e tij mbështetej në modelet më të fundit të klimës, për të cilat studiuesit thanë se janë më të saktë në parashikimin e asaj që do të ndodhë në Arktik.
"Në veçanti, gjenerata e fundit e modeleve performon më mirë sesa modelet nga gjeneratat e mëparshme në simulimin e humbjes së akullit nga deti për një sasi të caktuar të emetimeve të CO2 dhe për një sasi të caktuar të ngrohjes globale", thuhet në studim.
Në ditën e sotme akullnajat qëndrojnë gjatë gjithë muajit. Çdo verë këto akullnaja pakësohen ndërsa në dimër përsëri rriten./Motilokal.com