Pamje të pabesueshme nga Kina – kolona që s’ka fund/ VIDEO

Pamje të pabesueshme nga Kina – kolona që s’ka fund/ VIDEO

Mijëra qytetarë kinezë janë përballur me trafik të jashtëzakonshëm në rrugët kryesore të vendit, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të pushimeve tetëditore me rastin e Festës Kombëtare dhe Festës së Hënës.

Një nga pikat më problematike ishte stacioni më i madh i pagesës rrugore në vend, ai i Wuzhuang, në provincën Anhui, i cili u “përmbyt” nga automjetet. Pamjet nga vendi i ngjarjes, që janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë dhjetëra radhë makinash të bllokuara nën dritat e kuqe të ndalimit.

Në video të publikuara në internet, shihet qartë stacioni me 36 korsi, ku qindra makina prisnin për të kaluar. Sipas autoriteteve kineze, vetëm gjatë ditës së fundit të festave përmes këtij stacioni kaluan mbi 120 mijë automjete.

Pamjet ajrore të regjistruara me dronë tregojnë kolona të gjata makinash që lëviznin me ngadalë drejt barrierave të pagesës, duke krijuar skena kaotike.

Sipas mediave lokale, disa drejtues automjetesh kanë pritur deri në 24 orë për të kaluar.

/Motilokal.com