Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh Korçën

Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh Korçën

Ulja e menjëhershme e temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Korçë duke bërë që kjo pjesë të zbardhet nga dëbora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në Qarkun e Korçës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka patur reshje shiu dhe dëbore në lartësi +1200 metra.

Sipas ARRSH-së në zonën e Dardhës nga kilometri i 7 dhe 14 trashësia e dëborës ka arritur 15 centimetra.

Po ashtu ARRSH njofton se kontraktori i mirëmbajtjes po punon për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht.

“Puna do të vazhdojë me kontrolle dhe punime për mirëmbajtjen rutinë në të gjitha akset”, thuhet në njoftim./Motilokal.com

Image may contain: snow, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: snow, sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature