Kuvendi Shqipërisë miraton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor

Kuvendi Shqipërisë miraton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor

Kuvendi i Shqipërisë me 91 vota pro ka miratuar shtyrjen edhe për dy muaj të fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me kërkesë të qeverisë, gjendja e fatkeqësisë është shtyrë deri në datën 23 qershor, teksa vendi ndodhet në vështirësi për shkak të situatës me COVID-19.

Kujtojmë se fillimisht qeveria e shpalli me 24 mars gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, për 1 muaj./Motilokal.com