Të hënën, moti në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare në disa zona, pa reshje. Temperaturat do të jenë të këndshme, me vlera tipike për periudhën e tetorit.
Ditën e martën moti do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Paraditja do të jetë me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites parashikohen vranësira të lehta, kryesisht në zonat malore të veriut dhe verilindjes, pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm të temperaturave.
E mërkura do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në të gjitha rajonet. Temperaturat pritet të jenë relativisht të larta për stinën, duke krijuar kushte të përshtatshme për aktivitete.

/Motilokal.com
