Java në Kosovë pritet të nisë me kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Të hënën, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të thatë, duke sjellë kryesisht kthjellime, ndërsa vranësira të lehta mund të shfaqen në orët e pasdites.
Moti të martën parashikohet pjesërisht me diell, e periudha të shkurtra vranësirash.
E mërkura do të vijojë me një tablo të ngjashme meteorologjike, mot i ndryshueshëm me vranësira kalimtare dhe intervale me diell.

/Motilokal.com
