Në Mal të Zi, fillimi i javës pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët.
Moti të hënën do të jetë kryesisht me diell, me kalime të lehta vranësirash gjatë orëve të pasdites. Temperaturat do të mbeten të ngrohta, sidomos në zonat bregdetare.
Të martën, do të vijojë ndikimi i masave të ngrohta ajrore, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta kalimtare.
Dita e mërkurë parashikohet të mbajë ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore mund të ketë shtim të lehtë të vranësirave në orët e pasdites, por pa reshje.
Në përgjithësi, fillimi i javës do të jetë i përshtatshëm për aktivitete në natyrë, me mot stabil, temperatura të këndshme dhe pa reshje.

/Motilokal.com
