
Sot Kosova ka përfituar 60 mijë teste për COVID-19 donacion nga Shërbimi Shkencor dhe i Diturisë i Komisionit Europian.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka konfirmuar donacionin e BE-së, duke theksuar se do të vazhdojmë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit.
“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për COVID-19 si donacion nga EU Science Hub. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e COVID-19 dhe për t’i diagnostifikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60,000 teste”./Motilokal.com