Ministrat e Mjedisit të Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut: Nga planet në veprime

Ministrat e Mjedisit të Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut: Nga planet në veprime

Temperaturat mesatare në Ballkanin Perëndimor janë rritur me më shumë se 2°C, pothuajse dyfish i mesatares globale. Ndërkohë, rajoni po përballet me më shumë thatësira, përmbytje dhe zjarre.

Për këtë arsye, qeveritë e gjashtë vendeve të rajonit miratuan një deklaratë të përbashkët gjatë takimit të dytë ministror për Agjendën e Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, duke u zotuar të marrin masa të koordinuara mes tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Amer Kapetanović, theksoi se deklarata nuk është thjesht një dokument politik, por një angazhim konkret për veprim:

  • Deri në vitin 2028: Përdorimi i plastikës njëpërdorimëshe më ndotëse duhet të zvogëlohet me 80%.
  • Deri në vitin 2030: Paketimet plastike duhet të përmbajnë të paktën 30% material të ricikluar, dhe 40% e mbetjeve komunale duhet të riciklohen.

Rajoni duhet të mbrojë 30% të tokës dhe zonave detare, me të paktën 10% nën mbrojtje të rreptë.

Për t’u përshtatur me këto ndryshime dhe për të mbrojtur mjedisin, rajonit do t’i nevojiten rreth 37 miliardë dollarë investime gjatë dekadës së ardhshme.

Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe synon të forcojë bashkëpunimin për klimën dhe mjedisin në Ballkanin Perëndimor.

/Motilokal.com