E enjtja do të nisë me mot të kthjellët, veçanërisht në veri të vendit, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet shtim gradual i vranësirave nga mesatare deri në të dendura. Reshjet e shiut do të shfaqen që në orët e para të mëngjesit në jug të vendit dhe më pas do të përhapen në mënyrë të herëpashershme, me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht priten reshje me intensitet deri mesatar, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata afatshkurtra.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 16 °C.
/Motilokal.com
