Mos i thani rrobat mbi radiator – ja pse është një ide e keqe

Mos i thani rrobat mbi radiator – ja pse është një ide e keqe

Dimri është një periudhë e vështirë për tharjen e rrobave. Kur nuk mund t’i varni jashtë dhe nuk keni tharëse elektrike, ato shpesh mbeten të lagura, të ftohta dhe mund të marrin erë myku.

Shumë njerëz zgjedhin t’i vendosin rrobat mbi radiator për t’i tharë më shpejt, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një nga mënyrat më të këqija për tharje. Përveçse nuk është efikase, mund të dëmtojë materialin pa e kuptuar fare.

“Shumica e njerëzve nuk e dinë që rrobat dhe radiatorët nuk shkojnë bashkë. Është si t’i lash për orë të tëra nën tharësen e flokëve, nxehtësia është shumë e fortë dhe e përqendruar”, shpjegon ekspertja e modës Roza Francken nga Aurélien.

Çfarë ndodh kur i thani rrobat mbi radiator?

Vendosja e rrobave në nxehtësi të drejtpërdrejtë, si mbi radiator, dëmton fijet e materialit dhe bën që ato ta humbasin formën origjinale.

Pambuku mund të tkurret dhe të ngurtësohet, leshi humbet elasticitetin, ndërsa materialet elastike si getat apo të brendshmet fillojnë të degradohen.

Në thelb, “ju po i gatuani ngadalë rrobat tuaja”, thotë ekspertja.

Kjo mënyrë është e dëmshme për çdo lloj materiali nga leshi te poliesteri dhe veçanërisht për tekstilet delikate si mëndafshi apo sateni.

Për më tepër, nxehtësia e drejtpërdrejtë mund të zbehë ngjyrat, duke kthyer xhinset e zeza në një nuancë gri me njolla.

Cila është mënyra më e mirë?

Në vend që t’i vendosni rrobat direkt mbi radiator, përdorni një varëse tharjeje dhe vendoseni në një dhomë të ngrohtë.

Kështu, ajri i ngrohtë qarkullon lirshëm dhe i than rrobat në mënyrë të njëtrajtshme, pa i dëmtuar.

Kjo metodë jo vetëm që i mbron më mirë, por ndihmon që ato të zgjasin më shumë dhe të ruajnë formën e tyre origjinale.

/Motilokal.com