Gështenjat janë ëmbëlsira e preferuar e vjeshtës e shumë njerëzve, të cilën e blejnë kryesisht nga shitësit ambulantë. Por kjo nuk duhet të jetë e vetmja herë kur mund të shijoni shijen e tyre unike, sepse mund t'i bëni gështenjat në shtëpi.
Gështenja është një delikatesë e shëndetshme që nuk ka nevojë për sheqerna shtesë. Për 100 gram, ato përmbajnë rreth 45 gram karbohidrate dhe tetë gram fibra. Përgatitja e gështenjave të pjekura në shtëpi është në fakt shumë e thjeshtë dhe nuk do të keni nevojë për ndonjë mjet apo përbërës të veçantë.
Kur bëhet fjalë për përbërësit, ju nevojiten vetëm gështenja, ujë dhe kripë. Nga të ashtuquajturat vegla kuzhine do t'ju duhet një tenxhere, një tepsi, letër furre, një thikë e mprehtë dhe një peshqir kuzhine.
Për të marrë gështenja të pjekura në mënyrë perfekte, së pari duhet të bëni dy gjëra. Gjëja e parë është të përdorni një thikë të mprehtë për të prerë dy vija në mes të secilës gështenjë në formën e një kryqi. Në këtë mënyrë do t'i qëroni më lehtë kur i konsumoni.
Në një tigan me ujë të vluar dhe pak kripë i vendosim të ziejnë për rreth pesë minuta. Nëse në sipërfaqen e ujit shfaqet një gështenjë e papërpunuar, është shenjë se ajo ka krimba dhe duhet hedhur tutje. Pas zierjes e thani mire dhe e shtrini në një tavë të cilën e keni shtruar me letër furre. Preferohet që ana e prerë e gështenjës të jetë e kthyer lart.
I pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për rreth gjysmë ore. Janë gati kur lëkura të fillojë të ndahet. I nxjerrim nga furra, i mbulojmë me një peshqir dhe i lemë të pushojnë për 15 minuta. Pas kësaj, ato janë gati për konsum.
/Motilokal.com
