Moti të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e para të mëngjesit deri në paradite priten reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet mund të jenë lokalisht intensive, në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Qarku Vlorë dhe Gjirokastër: reshje mesatare deri intensive, me mundësi për shtrëngata dhe intensitet të lartë të reshjeve për periudha të shkurtra, që mund të shkaktojnë vërshime lokale, sidomos në zonat urbane me sistem kanalizimi të dobët.
Qarku Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Korçë: reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata.
Qarqet e tjera: reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Gjatë ditës së shtunë moti do të jetë i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave dhe periudhave me diell. Nuk përjashtohen reshje lokale shiu, përfshirë zona ku mund të jenë më intensive.
E diela do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në pjesën e parë të ditës mund të ketë reshje lokale shiu.

/Motilokal.com
