Moti këtë të premte dhe fundjavë në Kosovë

Moti këtë të premte dhe fundjavë në Kosovë

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu që do të nisin që në orët e para të mëngjesit.

Edhe të shtunën reshjet pritet të vazhdojnë në periudha të ndryshme gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje do të zbehen gradualisht.

E diela do të karakterizohet nga vranësira të herëpashershme, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell, sidomos gjatë pasdites.

/Motilokal.com