Moti këtë të premte dhe fundjavë në Maqedoninë e Veriut

Moti këtë të premte dhe fundjavë në Maqedoninë e Veriut

Moti të premten në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.

Të shtunën, parashikohet pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

/Motilokal.com