Ditën e premte, në territorin e Malit të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të dendura dhe reshje të vazhdueshme shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më intensive.
Të shtunën, moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira të shumta dhe reshje të herëpashershme shiu gjatë ditës, ndërsa në disa rajone pritet edhe ndonjë periudhë më e shkurtër pa reshje.
E diela pritet të sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike. Moti do të jetë i ndryshueshëm, me alternime të vranësirave dhe periudhave më të gjata me diell.

/Motilokal.com
