Moti këtë të shtunë në Shqipëri

Moti këtë të shtunë në Shqipëri

E shtuna parashikohet të jetë kryesisht me vranësira, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë më të dendura, me intensitet mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites, reshjet do të zbehen gradualisht, duke u tërhequr drejt veriut të vendit, ku do të mbeten me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 17 °C.

/Motilokal.com