E diela parashikohet me moti kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat malore lindore, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri në periudha me vranësira të dendura. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në këto zona priten reshje lokale shiu, me afatshkurtër dhe intensitet të ulët. Në zonat luginore, sidomos në orët e mëngjesit dhe gjatë momenteve me reshje, pritet mjegull e dendur ose mjegullinë, duke reduktuar dukshmërinë.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
