Java në Kosovë pritet të nisë me kushte të qëndrueshme atmosferike, ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Të hënën, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të thatë, duke sjellë kryesisht kthjellime, ndërsa vranësira të lehta mund të shfaqen në orët e pasdites. Mëngjesi parashihet të jetë i ftohtë.
Moti të martën parashikohet pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Mëngjesi dhe nata do të jenë të ftohta.
E mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje të lehta shiu në orët e mëngjesit, gjatë ditës parashihen edhe periudha me diell.

/Motilokal.com
