Si do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri? Ja parashikimi i plotë

Si do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri? Ja parashikimi i plotë

E mërkura do të sjellë reshje shiu që nisin pas mesnatës, fillimisht në bregdet e më pas në gjithë vendin. Gjatë paradites reshjet do të jenë herë pas here mesatare, me shtrëngata dhe vetëtima në zonat qendrore e perëndimore. Pas mesditës intensiteti bie, ndërsa në mbrëmje reshjet do të ndërpriten gradualisht.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 21 °C.

/Motilokal.com