Fillon vaksinimi nga ajri kundër tërbimit tek kafshët e egra, AUV: Kujdes nëse hasni vaksinat e hedhura nga ajri

Fillon vaksinimi nga ajri kundër tërbimit tek kafshët e egra, AUV: Kujdes nëse hasni vaksinat e hedhura nga ajri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.

Procesi i vaksinimit po realizohet përmes shpërndarjes së kapsulave të vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i tij po bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

AUV u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri, veçanërisht familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja. Këto familje rekomandohen t’i udhëzojnë fëmijët që të mos prekin kapsulat, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra.

Fushata përbën një masë të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

/Motilokal.com