Si do të jetë moti të enjten në Kosovë? Ja parashikimi i plotë

Si do të jetë moti të enjten në Kosovë? Ja parashikimi i plotë

Të enjten në Kosovë, orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga mjegulla dhe vranësira të ulëta, kryesisht përgjatë luginave. Me kalimin e kohës, ato pritet të shpërndahen, duke i lënë vend intervaleve me diell gjatë ditës. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes mund të shfaqen herë pas here reshje të lehta shiu.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 10°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 19°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com