Ja çfarë moti pritet të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Ja çfarë moti pritet të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri do të jetë me vranësira, të cilat pas mesditës do të përfshijnë kryesisht zonat malore. Që në orët e para priten reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe jugperëndim reshjet do të jenë më të dendura, në formë shtrëngatash të shkurtra me vetëtima. Pas mesditës reshjet dobësohen dhe mbeten kryesisht në zonat malore.

Të shtunën pritet mot i paqëndrueshëm me alternime dielli e vranësirash dhe reshje të herëpashershme.

E diela do të jetë me kthjellime e vranësira, ndërsa gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu.

/Motilokal.com