Moti të premten në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me re dhe relativisht i ngrohtë me reshje lokale shiu. Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme me kushte për bubullima. Do të ketë erë të fortë deri të fortë nga jugperëndimi (mbi 70 km/orë).
Të shtunën, parashikohet pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë jugperëndimore.
E diela do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, me reshje lokale shiu të herëpashershme në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu.

/Motilokal.com
