Të hënën, në Shqipëri pritet mot me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të herëpashershme në mesditë e pasdite. Reshje shiu me intensitet mesatar dhe shtrëngata afatshkurtra priten në orët e para të ditës, kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Më pas, reshjet dobësohen dhe lokalizohen në zonat malore lindore, ndërsa në Alpe mund të ketë fjolla bore me intensitet të ulët.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 18 °C.
/Motilokal.com
