Parashikimi i motit për të premten dhe fundjavën në Shqipëri

Parashikimi i motit për të premten dhe fundjavën në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore. Mundësi për reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të vendit në orët e mesditës e pasdites.

Të shtunën pritet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

E diela do të jetë me kthjellime e vranësira, ndërsa gjatë mbrëmjes parashihen reshje lokale shiu në disa zona të Shqipërisë.

/Motilokal.com