Kia thyen rekordin Guinness, ja për çka bëhet fjalë

Kia thyen rekordin Guinness, ja për çka bëhet fjalë

Kombi elektrik Kia PV5 Cargo ka thyer një rekord botëror Guinness duke përshkuar 693.38 kilometra me një karikim të vetëm, gati dyfishin e distancës së vlerësuar zyrtarisht prej 415 km.

Rekordi u vendos në veri të Frankfurtit gjatë një testi 22-orësh në kushte reale trafiku. Dy shoferë përshkuan 12 xhiro në një rrugë 58.2 km të gjatë, me automjetin që mbante një ngarkesë prej 790 kilogramësh.

Modeli i testuar kishte një bateri prej 71.2 kWh, ndërsa versioni standard i PV5 ofrohet me 51.5 kWh dhe rreze deri në 296 km.

PV5 i përket familjes së re Platform Beyond Vehicle (PBV) të Kia-s, e bazuar në platformën E-GMP.S, e cila lejon konfigurime të ndryshme si furgon, kabinë me shasi apo monovolum.

/Motilokal.com