Të hënën moti në Shqipëri mbetet kryesisht i vranët. Reshje shiu të lehta do të bien fillimisht përgjatë bregdetit që në mëngjes, e më pas do të shtrihen herë pas here në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës, në Ultësirën Perëndimore priten shtrëngata shiu me intensitet mesatar.
Moti të martën do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të lehta në mëngjes, ndërsa nga mesdita parashikohet kryesisht me diell.
E mërkura vjen me diell dhe temperatura të ngrohta.

/Motilokal.com
