Si do të jetë moti këtë javë në Maqedoninë e Veriut?

Si do të jetë moti këtë javë në Maqedoninë e Veriut?

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë pjesërisht me vranësira e mjegull në ultësira në mëngjes. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Të martën parashikohet mot pjesërisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, veçanërisht në mëngjes.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re e periudha me diell. Në mëngjes në ultësira do të ketë prezencë të mjegullës ose vranësira të pakta.

/Motilokal.com