Një ëmbëlsirë e thjeshtë që mban aromë vjeshte: Mollë të pjekura me kanellë

Një ëmbëlsirë e thjeshtë që mban aromë vjeshte: Mollë të pjekura me kanellë

A ka ndonjë aromë që e përshkruan vjeshtën më mirë sesa kombinimi i mollëve dhe kanellës? Mollët e pjekura me kanellë janë një nga ato ëmbëlsira të thjeshta që mund të përgatiten shumë shpejt dhe janë zgjedhja perfekte për ditët e vjeshtës.

Përgatitja është e shpejtë dhe e lehtë, ju nevojiten vetëm disa përbërës që pothuajse gjithmonë i kemi në shtëpi: mollë të freskëta, pak mjaltë ose sheqer, kanellë të bluar dhe një grusht arra të grira.

Shërbehen më së miri të ngrohta, me një top akullore vanilje ose krem të rrahur.

Përbërësit:

4 mollë mesatare

4 lugë të vogla mjaltë ose sheqer integral

2 lugë të vogla kanellë

4 lugë gjelle arra të grira

1 lugë gjelle gjalpë

disa pika lëng limoni

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 180 °C. Lani mollët dhe hiqni bërthamën pa e shpuar fundin. Në një tas të vogël, përzieni mjaltin (ose sheqerin), kanellën dhe arrat.

Mbushni secilën mollë me këtë përzierje. Mund të vendosni copa gjalpi sipër për ta karamelizuar bukur. Vendosni mollët në një enë që mund të futet në furrë, shtoni disa lugë gjelle ujë në fund dhe spërkatni pak lëng limoni sipër mollëve.

Piqeni për 20 deri në 25 minuta, derisa mollët të jenë të buta dhe të marrin aromë. Shërbejini të ngrohta, me krem të rrahur ose me një top akullore vaniljeje.

/Motilokal.com