Lëshohet i lirë në habitatin e tij natyror Coftinarit kokëbardhë

Lëshohet i lirë në habitatin e tij natyror Coftinarit kokëbardhë

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes një komunikate njofton se me datën 19.10.2025 në zonën buferike të Parkut Kombëtar “Sharri” mbi fshatin Gotovush, nga një anëtar i Shoqatës Ekologjike nga Shtërpca, është gjetur një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus) në gjendje të rëndë fizike dhe shëndetësore. Për rastin është njoftuar DAPK “Sharri” dhe menjëherë zyrtarët e parkut nën përkujdesjen e zyrtarit për faunë, në bashkëpunim me personin e lartcekur, kanë siguruar strehimin, përkujdesjen shëndetësore nga veterinari dhe ushqimin e nevojshëm lëshohet i lirë në habitatin e tij natyror Coftinarit kokëbardhë

“Nga ekzaminimet e kryera është konstatuar se individi i llojit Coftinari kokëbardhë i njohur ndryshe si Shkaba, ka qenë në gjendje të vështirë fizike si pasojë e fluturimit të gjatë dhe mungesës së ushqimit disa javor. Pas trajtimit shëndetësor, ushqyerjes dhe përkujdesjes një javore, zogu është rehabilituar në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore me datën 24.10.2025 është lëshuar (kthyer) në natyrë në zonën malore të Vërbeshticës. Procesi i lëshimit ka qenë i suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se gjatë këtij procesi, përveç zyrtarëve të DAPK “Sharri” dhe anëtarëve të Shoqatës Ekologjike Shtërpcë, kanë marr pjesë edhe pjesëtarët e KFOR-it Polak që veprojnë në komunën e Shtërpcës. Aktiviteti është koordinuar edhe me zyrtarët e Institutit për Mbrojtjen e Mjedisit të AMMK.


/Motilokal.com