Shega, fruti që kujdeset për shëndetin

Shega, fruti që kujdeset për shëndetin

Shega është një frutë që përveçse i shijshëm, ka edhe një vlerë ushqyese të lartë. Ajo përmban shumë pak kalori e yndyrë, por është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale të rëndësishme për organizmin.

Një burim i fuqishëm antioksidantësh

Shegat përmbajnë substanca si punikalaginet dhe antocianinat, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira. Këto përbërje ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, përfshirë kancerin dhe diabetin.

Veprim kundër inflamacionit

Për shkak të vetive të tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore, shegat mund të ulin inflamacionin në trup, duke ndihmuar në mbrojtjen e zemrës dhe organeve të tjera jetike.

Mund të ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene

Studime të ndryshme kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ndikojë në ngadalësimin e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, veçanërisht atij të prostatës dhe mëlçisë.

Mikja e zemrës dhe e qarkullimit të gjakut

Konsumi i rregullt i lëngut të shegës ndihmon në përmirësimin e qarkullimit, ul tensionin e gjakut dhe mund të zvogëlojë dhimbjet e gjoksit. Kjo e bën atë një aleate të mirë për shëndetin kardiovaskular.

Mbrojtëse për veshkat

Ekstrakti i shegës ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve në veshka, pasi redukton përbërësit që i shkaktojnë ata, si kalciumi dhe oksalati.

Efekt antibakterial

Shegat kanë veti natyrale që luftojnë bakteret dhe mikrobet, sidomos ato që shkaktojnë probleme me mishin e dhëmbëve apo erën e keqe në gojë.

Rrisin qëndrueshmërinë fizike

Konsumimi i shegës para ose pas stërvitjeve ndihmon trupin të përballojë më mirë lodhjen, të përmirësojë performancën dhe të rikuperohet më shpejt.

Të dobishme për trurin

Antioksidantët e shegës ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri apo Parkinsoni.

Të mira për tretjen

Falë fibrave që përmban, shega ndihmon në funksionimin normal të zorrëve dhe ruajtjen e mikroflorës së shëndetshme të sistemit tretës.

Në pak fjalë, shega nuk është thjesht një frutë dekorativ apo lëng freskues, është një burim i fuqishëm ushqyesish që ndihmon trupin të funksionojë më mirë në çdo aspekt.

/Motilokal.com