Ndikimet shëndetësore nga ndotja e ajrit në Kosovë

Ndikimet shëndetësore nga ndotja e ajrit në Kosovë

Ndikimet e ndotjes së ajrit në shëndetin e qytetarëve të Kosovës kanë shënuar një ulje të ndjeshme gjatë dy dekadave të fundit, njofton Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Ky trend bazohen në numrin vjetor të vdekjeve të parakohshme që lidhen me ekspozimin ndaj grimcave të imëta të materies PM₂.₅.

Vdekjet e parakohshme llogariten duke përdorur metodologjinë e vlerësimit të rrezikut shëndetësor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, që synon të matin ndikimin e përgjithshëm të ndotjes së ajrit në një popullatë.

Sipas raportit, ulja e ndikimeve shëndetësore mes viteve 2005 dhe 2024 i atribuohet përmirësimeve në cilësinë e ajrit dhe masave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm. Reduktimi i përqendrimeve të PM₂.₅ lidhet me zvogëlimin e emetimeve direkte dhe të dytësore nga oksidet e azotit dhe përbërjet organike jo-metanike.

Burimet kryesore të PM₂.₅ mbeten djegia në shkallë të vogël, transporti dhe aktivitetet industriale, por masat e ndërmarra kanë ulur ndjeshëm ekspozimin e qytetarëve ndaj këtyre grimcave.


/Motilokal.com