Ku është rritur kjo megalakër që po bën bujë?

Ku është rritur kjo megalakër që po bën bujë?

Në luginën pjellore Pasinler, në qytetin turk të Erzurumit, sezoni i kultivimit të lakrës ka përfunduar me një sukses të jashtëzakonshëm. Falë “farrave të lashta” tradicionale, fermerët kanë arritur të prodhojnë lakra këtë vit, kokat e të cilave peshojnë deri në 50 kilogramë, që është rendimenti më i lartë deri më tani.

Fakti që disa koka lakre peshonin deri në 50 kilogramë u solli kënaqësi shtesë prodhuesve vendas, të cilët theksojnë se çelësi i suksesit është te farat vendase, të pakryqëzuara.

Hasbi Dursun, 65 vjeç, një fermer nga Pasinler, tha se me ndihmën e farërave të lashta, ai arriti të prodhonte një lakër me peshë 57 kilogramë, më e madhja që ka kultivuar ndonjëherë.

“Kam qenë në fushë që kur isha shtatë vjeç. Nëse nuk shkoj në fushë, është sikur më thahet shpirti. Këtë herë arrita të prodhoja një lakër me peshë 57 kilogramë, falë farërave vendase. Ne kurrë nuk e përziejmë me ato të importuara, bëjmë gjithçka me duart dhe përvojën tonë”, tha Dursun.

Kur e bëjnë këtë, ata marrin një produkt me cilësi më të mirë, tha Dursun, duke deklaruar se do t’i ruajnë farat e kësaj lakre për sezonin e ardhshëm.

“Qëllimi im është të kultivoj një lakër që peshon 80 kilogramë, dhe nëse shëndeti im më lejon, një ditë 100 kilogramë”, shtoi ai.

Kolegu i tij Numan Sertoglu theksoi se janë shumë të kënaqur me rezultatet e këtij viti.

“Lakra që peshon më shumë se 50 kilogramë mund të prodhohet vetëm në Luginën Pasinler. Ne përdorim fara që vijnë nga gjyshërit tanë, të cilat janë më shumë se 100 vjeç. I kultivojmë dhe i ruajmë vetë. Ky është sekreti i cilësisë së lakrës sonë”, tha Sertoglu.

/Motilokal.com