Rekord dixhital në Kosovë: 99% e familjeve të lidhura me internet

Rekord dixhital në Kosovë: 99% e familjeve të lidhura me internet

Sipas Anketës TIK në Ekonomitë Familjare 2024, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gati çdo ekonomi familjare në vend ka pasur qasje në internet gjatë vitit të kaluar. Vetëm 0.8% kanë deklaruar se nuk kanë pasur lidhje.

 Qasja e ekonomive familjare në TIK, 2024

Grupi më aktiv mbetet ai i moshës 16–24 vjeç, me 38% të përdoruesve, ndërsa pason grupi 25–34 vjeç me 14.2%. Në anën tjetër, përqindja më e ulët e përdorimit është tek grupmosha 65–74 vjeç, me 10.7%.

Qasja në internet sipas grup-moshave

Përdorimi i internetit është pothuajse i balancuar mes gjinive: 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra.

Përdoruesit e internetit sipas gjinisë në %

Të dhënat tregojnë edhe një rritje të ndjeshme të pajisjeve të lidhura me internet, 89% e përdoruesve të internetit kanë raportuar se posedojnë televizor “smart”, ndërsa vetëm 11% nuk e kanë këtë pajisje.

Përdoruesit e TV-së të lidhur me internet në shtëpi për qëllime private në %

/Motilokal.com